Banerat
Banerat
Banerat
EDITORIAL koment
Me rastin e largimit të ambasadorit të BE, zotit Helmuth Lohan, do të dëshironim nga institucionet drejtuese të Bashkimit Europian, që ambasadori i ri që do të emërohet në Shqipëri të mos heshtë ndaj shkeljes së të drejtës së pronës private dhe transferimit të paligjshëm të saj sipas interesave klanore të pushtetarëve...
Nga Rrapo H. Danushi
Iluzione të pahumbura të presidentit
Mos duhet të besojmë se një vit krizë politike dhe thuajse paralizë parlamentare qenka rrjedhojë e një keqkuptimi nga ana e klasës politike dhe se me t’u kuptuar gabimi, gjendja do të ndryshojë? Është kjo pyetja retorike që mund të formulosh pasi je njohur me deklaratën ku Bamir Topi, Presidenti i Republikës, shprehu...
Nga Andrea Stefani

Nacionale

Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu tha për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare...
Banerat
English Croatian Czech Dutch French German Greek Polish Serbian Slovak Slovenian Albanian Hungarian Turkish
Banerat

Banerat

Banerat
Intervista
Mustafa: Kryesia e PDK-së duhet të shkojë në shtëpi
Intervista
E enjte, 20 Maj 2010 08:09

(INFOSOT) - Qemajl Mustafa është ndier i fyer me vendimin e kryesisë së degës së PDK në Gjilan, e cila i ka dërguar një listë të imponuar të drejtorëve. Kështu siç po funksionon kjo kryesi, tha se më mirë është të shkojë në shtëpi, duke thënë se nuk i shërben interesit të PDK-së, por klaneve të caktuara. Nëse vazhdon me këtë avaz kjo kryesi, pohoi se do t’i humbin votuesit në zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë...
 
Veç Ukë Rugova mund të na bashkojë me LDK
Intervista
E mërkurë, 10 Shkurt 2010 15:38

(INFOSOT) - Naser Rugova është politikani i parë në Kosovë që publikisht kërkon nga Nexhat Daci dhe Fatmir Sejdiu të largohen nga postet e kryetarëve të partive, për t’ia lëshuar rrugën djalit të ish Presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova. Veç në këtë mënyrë thotë se mund të ndodhë bashkimi i shumëpërfolur LDD-LDK. Naser Rugova tha se sot Kosova është më keq në të gjitha aspektet sesa para tre vjetëve kur nuk ishte shtet. Thotë se idea e tij për koalicionin LDD-LDK para zgjedhjeve nacionale e ka përkrahjen e të gjithëve në partinë e tij. Lidhja e koalicionit me AKR para zgjedhjeve lokale tha se ka qenë e ngutshme. Dyshon se lideri i AKR, Behgjet Pacolli, ka pasur një marrëveshje të fshehtë me kryeminstrin Thaçi për ta dëmtuar LDD në zgjedhjet e fundit lokale. Për të gjitha këto çështje, anëtari i kryesisë dhe deputeti i LDD, Naser Rugova, foli ekskluzivisht për INFOSOT.

Më shumë...
 
Mbi politikën, gazetarinë dhe femrën
Intervista Online
E henë, 19 Tetor 2009 19:36

Më shumë...
 
Po të ishte Boris Yeltsin, Kosova ndryshe do t’i kishte punët
Intervista
E enjte, 17 Shtator 2009 13:34

(INFOSOT) - Behgjet Pacolli ishte i vendosur. Pa marrë parasyshë se a e vlerëson Qeveria kontributin e tij në lobim, ai do të vazhdojë të punojë për të siguruar sa më shumë njohje të reja. Tha se i vetmi njeri, në Qeveri, që e inkurajon për njohje është kryeministri Hashim Thaçi, edhe pse ky i fundit e ka mohuar, publikisht kontributin në lobim të Presidentit të AKR-së. Po të ishte gjallë ish presidenti rus, Boris Yeltsin, thotë se Kosova ndryshe do t’i kishte punët sa i përket njohjeve. Me nostalgji foli për të. Me Ramush Haradinajn, pohoi se mund të jenë shokë të mirë, por jo të bashkëpunojnë sepse, siç tha, i ndajnë dallimet në ideologji dhe program partiak. Ishte shumë i bindur se protokolli EULEX-Serbi është në favor të Kosovës, ndërsa i kritikoi krerët e shtetit për mos transparencë në këtë çështje, duke thënë se kanë dështuar. Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, për të gjitha këto, foli ekskluzivisht për INFOSOT.

Më shumë...
 
Perëndimi nuk deshi të bëhemi horë dhe u pozicionua kundër kamerave
Intervista
E henë, 07 Shtator 2009 08:15
(INFOSOT) - Nuk deshi ta komentojë akuzën publike të Bujar Dugollit, i cili, pat thënë se është përjashtuar nga AAK shkaku se është nga Drenica. Por, e pranon se politika kosovare është e ndarë në tre regjione: Drenicë, Dukagjin, Llap. Tha se nuk e kanë humbur idealin që e kanë pasur në luftë. E mohoi se mosmarrëveshjet me kryeministrin Thaçi kanë filluar në luftën e UÇK-së. Ndërsa, thotë se perëndimi nuk deshi që kosovarët të bëhen horë dhe për këtë vendosi kundër vendosjes së kamerave në vendvotime. Për të gjitha këto, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, foli eksluzivisht për INFOSOT.
Më shumë...
 
Pozita po na sulmon
Intervista
E enjte, 05 Mars 2009 01:30
(INFOSOT) Mënyra se si ka vepruar PDK në Gjilan, e ka nxitur që ta prish koalicionin. Tha se po punon shumë për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme në Gjilan dhe premton se do t'ia kthej borxhin qytetarëve. AAK asnjëher më parë s’ka qenë më mirë se tash, Kuvendin e degës së AAKs në Gjilan e quajti demokratik. Forcimin e pozitës sëRamush Haradinajt në AAK, pohoi se nuk është i tipit komunist. Qeverinë e quajti të korruptuar, ndërsa për kryeministrin Thaçi tha se ju ka ndalur ora në  "Rambuje". Ndërsa, ishte i bindur se mund të hyhet në veri të Mitrovicës për 90 ditë. Sa i përket gjuhës e ashpër politike në mes të Haradinajt dhe Thaçit, mendon se nuk ka rrezik që t’i ndajë qytetarët si në Hamas dhe Fatah, në Palestinë. Nënkryetari i dytë i AAKs, Ahmet Isufi, foli ekskluzivisht për INFOSOT.
Më shumë...
 
Kriza Globale nuk ka pasur kurrëfar ndikimi në TEB Bank
Intervista
E enjte, 04 Dhetor 2008 00:47

(INFOSOT) - Tregjet bankare në botë vazhdojnë të përballen me rënie drastike, duke shënuar kështu humbje të mëdha financiare e që për pasojë kanë sjell recesion në ekoniminë e vendeve më të zhvilluara. Por, për fat të mirë, Kosova që deri më tani përballet me një mori sfidash sa i përket zhvillimit ekonomik, nuk është prekur nga ky proces tejet negativ. BNP Paribas ka marrë çmimin “Banka Globale e vitit 2008” për menaxhimin e sfidave të krizës financiare me dituri, guxim dhe ekspertizë, nga Revista për banka komerciale “The Banker”, pjesë e së cilës është TEB Bank. Deri më tash, TEB ka lëshuar kredi në vlerë prej 30 milionë euro. TEB vazhdon t’i sjell tregut produkte të reja. Tani nuk keni nevojë më të mbani para në xhepat tuaj kur të shkoni në vikend apo shoping, për të blerë çkado që të doni, sepse tashmë TEB ua sjell Starcard me të cilën mund të bleni gjithçka që dëshironi me këste, pa paguar kamatë dhe atë në mbi 350 pika shitëse në tërë vendin. Për këto dhe shërbime tjera flet ekskluzivisht për INFOSOT, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i TEB Bank, Dukagjin Shylemaja.

Më shumë...
 
Hashim Thaçi, ka rrejt për akuzat ndaj meje
Intervista
E shtunë, 04 Tetor 2008 11:23
(INFOSOT) - Nuk dëshiron ta komentoj vendimin e gjykatës së Hagës, kur ai dhe Idriz Balaj dolën të pafajshëm, ndërsa Lahi Brahimaj u dënua. Thotë se Hashim Thaçi është bërë horë dhe ka rrejt kur pat deklaruar se 'Qeveria udhëhiqet nga parapolitika', duke akuzuar AAK si përgjegjëse për armët e gjetura, rreth dy vite më parë. S’ka nevojë që njerëzit të frigohen prej meje. Deklaron se Qeveria e tanishme është Qeveri e keqe. Premton se si opozitë do të dijë t'i artikulojë gabimet eventuale të Qeverisë. Thotë se Pavarësinë e fituam vet.
Më shumë...
 
Shtëpinë e kam ndërtuar pa leje për t’i siguruar vetit kulm
Intervista
E mërkurë, 01 Tetor 2008 00:10

(INFOSOT) - Qemajl Mustafa kishte ndryshuar shumë në raport me mediat. Sa ishte në opozitë bashkëpunonte shkëlqyeshëm me mediat, ndërsa tash nervozohej shumë me pyetjet insistuese të INFOSOT. Herë-herë fliste me ton të lartë në shenjë nervoze. Nuk mërzitej fort pse nuk vjen me kohë në punë. E pranoi se se ka dështuar në zgjidhjen e problemit të kanalizimeve që derdhen në lumin Mirusha. Premtoi se në vitin 2010 nuk do të vie era kanalizim në Gjilan. Ishte i bindur se ka bërë punë të mirë në parkun e qytetit. Për fabrikën e bananeve që është duke  u ndërtuar në Gjilan tha se është aksionar me rreth 20%. E pranoi se shtëpinë që e ka në Prishtinë nuk ka leje ndërtimi, por tha se nëse ligji thotë se duhet të rrënohet do t’i pres rrënuesit me petulla. Për disa individ që janë në kryesinë e PDK tha që ende mendon se ju ka ndalur ora para vitit 1999, por nuk e pranoi se PDK është përçarë shumë. Edhe pse i ka shkruar gazetarit Asdren Agushi mesazh kërcënues, shantazhues e ofendues, nuk i kishte rënë pishman fare, ngase u arsyetua se ai ka qenë mesazh privat. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, për të gjitha këto çështje foli ekskluzivisht për INFOSOT.

Më shumë...
 
IPKO tejkalon Parashikimet
Intervista
E mërkurë, 07 Maj 2008 18:33

(INFOSOT) - I ulur në një karrige dhe për asnjë moment duke mos lënë kohën ti ik, ai numëron çdo sekond të kohes për ta shfrytëzuar atë maksimalisht. Ky mund të jetë profili më i shkurt i mundshëm për njeriun që përkundër moshës së re, ai lirshëm është njëri nga njerëzit më të suksesshëm në Kosovë. Nga një emër që dikur ka qenë vetëm shkollë për kompjuter, tani kjo kompani operatori i dytë në vend, "Ipko" për një kohë të shkurt ka arritur që t’i ketë mbi 250 mijë abonent aktiv në telefoninë mobile që u jep mundësinë që të qasen me biseda më të lira në telefoninë mobile. Premton se brenda 6 muajve nuk do të ketë asnjë pjesë të Kosovës që nuk do të ketë mbulueshmëri, Akan Ismaili ka shpalosur planet e tanishme dhe ato që deri më tani nuk janë të njohura për publikun.

Më shumë...
 
Dikur kam qenë për ndarje - tash u bë vonë
Intervista
E enjte, 14 Shkurt 2008 15:12
(INFOSOT) Ndarja e Kosovës, ka mundur të vie në shprehje para 30 viteve. Nuk do ta pranojmë pavarësinë e Kosovës, sepse Kosova është pjesë e Serbisë.

Shqiptarët, duhet të kenë kujdes gjatë festimit, sepse nëse i provokojnë serbët, ka gjasë të nisen për në Serbi. Sygjeroj që, mos të ketë kurrëfarë reagimi provokativ, as nga shqiptarët e as nga serbët.

Shpresoj se nuk do të ketë trazira pas pavarësisë. Ditën e pavarësisë do të jem në Mitrovocë, në ndonjë kafe, me shoqëri. Për këto dhe çëshje të tjera, flet ekskluzivisht për INFOSOT, Oliver Ivanoviq, lideri politik i serbëve të Kosovës.

Më shumë...