Banerat
Banerat
Banerat
EDITORIAL koment
Me rastin e largimit të ambasadorit të BE, zotit Helmuth Lohan, do të dëshironim nga institucionet drejtuese të Bashkimit Europian, që ambasadori i ri që do të emërohet në Shqipëri të mos heshtë ndaj shkeljes së të drejtës së pronës private dhe transferimit të paligjshëm të saj sipas interesave klanore të pushtetarëve...
Nga Rrapo H. Danushi
Iluzione të pahumbura të presidentit
Mos duhet të besojmë se një vit krizë politike dhe thuajse paralizë parlamentare qenka rrjedhojë e një keqkuptimi nga ana e klasës politike dhe se me t’u kuptuar gabimi, gjendja do të ndryshojë? Është kjo pyetja retorike që mund të formulosh pasi je njohur me deklaratën ku Bamir Topi, Presidenti i Republikës, shprehu...
Nga Andrea Stefani

Nacionale

Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu tha për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare...
Banerat
English Croatian Czech Dutch French German Greek Polish Serbian Slovak Slovenian Albanian Hungarian Turkish
Banerat

Banerat

Banerat
Pazaret me tokat e Pejës
Siguri
E premte, 12 Mars 2010 18:01
(INFOSOT) - Një pronë shoqëroro-publike në qendër të Pejës, prej rreth 11 arë, është tjetërsuar dhe shndërruar së fundi në pronë private. Pronar i ri i kësaj toke që gjendet përballë shtëpisë së mallrave “Meto Bajraktari”, është biznesmeni pejan Salih Kastrati.

Para se Kastrati të merrte zotësinë mbi këtë tokë, pronar sipas shënimeve të Kadastrës së KK të Pejës, kishte qenë komuna e këtij qyteti. Por, në këtë tokë të komunës kishin qenë të ndërtuara një pjesë e lokaleve të ndërmarrjes shoqërore “17 Nëntori”.

Ndonëse janë “zhdukur” dokumentet që dëshmojnë se në këtë tokë ka pasur hise edhe ndërmarrja “17 Nëntori”, Agjencia Kosovare e Privatizimit, si agjenci për privatizimin e pronave në Kosovën e pasluftës, pretendon se Komuna e Pejës me tjetërsimin e pronës ka bërë hap të gabuar. Kjo është arsyeja se pse AKP-ja tashmë ka paditur në Gjykatën Komunale, Kuvendin Komunal të Pejës.

Por, zyrtarë nga KK i Pejës, mohojnë se kanë bërë shkelje. Ata thonë se kanë vepruar në mënyrë të tillë me qëllim që të realizojnë projekte të tjera të rëndësishme për këtë qytet.

Toka në fjalë, me një vendim të kryetarit të dikurshëm Ali Lajçi, kishte mbetur në emër të komunës, por zyrtarë të tashëm e kanë ndryshuar “zotin” e pronës. Kryetari aktual Ali Berisha nuk pranon të flasë rreth çështjes duke “ia hedhur topin” avokatit publik të komunës, i cili sipas kryetarit, ka përfaqësuar komunën në këtë lëndë.

Ylli Kaloshi, zyrtar për informim në AKP ka bërë me dije se ish-AKM-ja gjatë mandatit të saj si aset kryesor ka privatizuar “Shtëpinë e Mallrave”, ndërsa përmes likuidimit ka shitur edhe 19 lokale të tjera afariste, asete këto të ndërmarrjes në likuidim “17 Nëntori”. AKP-ja, sipas Kaloshit, tashmë planifikon të shesë edhe lokalet e tjera që konfirmohen si lokale të firmës “17 Nëntori”.

“Patundshmëria në fjalë evidentohet në listën e aseteve, mirëpo nuk posedojmë dokumente relevante pronësore në emër të ndërmarrjes. AKM në atë kohë dhe AKP sot kanë tentuar disa herë të gjejnë ndonjë dokument të tillë. Është hetuar te disa burime, si p.sh në arkivin e ndërmarrjes, arkivin e qytetit, në Komunë, përkatësisht te Drejtorati Pronësoro-Juridik, por pa sukses”, ka njoftuar Kaloshi.

Sipas tij, kohëve të fundit, lokali i ish-ndërmarrjes “17 Nëntori” është rrënuar nga një person privat në bazë të një marrëveshjeje me komunën.

“AKP, si administruese e NSH-ve brenda kompetencave të veta ligjore ka parashtruar padi për vërtetim pronësie dhe për caktimin e masës së përkohshme pranë Gjykatës Komunale në Pejë”, ka përfunduar Kaloshi.

Por avokati publik i komunës së Pejës, Hysen Ibishi, thotë se janë të gatshëm të
ballafaqohen me drejtësinë derisa pretendojnë se me vendimin e marrë së fundi kanë vepruar konform ligjeve në fuqi.

Ai ka thënë se Komuna ka vepruar në këtë mënyrë, me qëllim që të përfitojë një pronë tjetër për realizimin e planit urbanistik “Promenada” të qytetit të Pejës.

Avokati qartëson se toka që tashmë i është dhënë në shfrytëzim Salih Kastratit daton me konteste e pakënaqësi që nga 1948-ta. Në këtë kohë, sipas tij, toka ka qenë pronë e familjes Rajeviq, ndërsa është nacionalizuar dhe marrë në shfrytëzim për nevojat e shtetit të atëhershëm. Me gjithë marrjen e tokës, avokati saktëson se familjes Rajeviq nuk i ishte kompensuar toka dhe në vitin 1980 ishte marrë vendimi nga gjykata për denacionalizimin e pronës në fjalë. Në atë vit, sipas tij, Salih Kasatrati e kishte blerë tokën nga familja Rajeviq, por nuk kishte pasur mundësi që ta vinte në emrin e vet. Deri në vitin 1997 kjo ngastër, sipas Ibishit, ka qenë në emër të familjes Rajeviq.

“Në vitin 1997 kjo ngastër kalon në pronësi të kuvendit komunal me një vendim arbitrar dhe të njëanshëm”, ka thënë ai.

Me përfundimin e luftës, avokati ka shtuar se Kastrati ka kërkuar pronën e tij. Një padi e kishte fituar në gjykatë, por komuna kishte bërë ankesë, me çka lënda ishte kthyer në rishqyrtim.

Vetëm në vitin 2010, sipas tij, komuna ka shprehur vullnet të mirë me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje. Për shkak të interesave komunale, sipas avokatit, Komuna ka marrë vendim për ndërrim të pronave.

Salih Kastrati, sipas avokatit, e ka pasur një pronë prej 5 arë në pjesën ku parashihet të ndërtohet shëtitorja e qytetit përballë lumit.

“Prona prej 11.2 arë përballë shtëpisë së mallrave tash është nën pronësinë e Salih Kastratit. Kjo pronë i është dhënë pasi që Salihu ia ka dhënë komunës një pronë prej 5 arë në një pjesë tjetër të qytetit, si dhe ia ka dhënë shumën shtesë prej 225 mijë eurosh”, ka thënë Hysen Ibishi.

Megjithëse një pjesë të lokaleve në tokën e marrë në shfrytëzim nga Salih Kastrati njëherë është shfrytëzuar nga ndërmarrja “17 Nëntori”, sipas avokatit, AKP-ja asnjëherë nuk është interesuar për to.

“Ndonëse nuk janë interesuar deri tani dhe unë ende nuk kam njoftuar për padinë e bërë, ne jemi të gatshëm që të ballafaqohemi me ta për shkak se konsiderojmë se kemi vepruar konform ligjit dhe duke respektuar të gjitha procedurat”, thotë avokati.

Nga fjalët e avokatit komunal, del se Salih Kastrati e ka paguar dy herë tokën në qendër të Pejës. Me gjithë këtë blerje, janë disa lokale afariste rreth asaj ngastre që kanë shfaqur pakënaqësi nga ky vendim komunal. Ata nuk pranojnë të flasin e të tregojnë telashet që i kanë me “komshiun” e ri të tyre. Por, edhe Salih Kastrati me gjithë përpjekjet njëjavore të gazetës, ka qenë e pamundur të kontaktohet./zëri/
feed0 Koment

Shkruaj Koment
 
  Zvogelo | Zmadho

Rregualla e komentit
Lexues të dashur, dergoni mendimin tuaj rreth çfarëdo artikulli që publikohet në infosot.com, ose dërgoni opinionin tuaj rreth çfarëdo problemi që ju preokupon, por ju lusim që në shkrimet tuaja të mos ketë ofendime, qoftë racore, gjuhësore, fetare, apo kulturore. Komentet anonime nuk publikohen.
Redaksia e INFOSOT do t'i publikojë vetëm ato komente që i përmbahen etikës.
 

busy