Banerat
Banerat
Banerat
EDITORIAL koment
Me rastin e largimit të ambasadorit të BE, zotit Helmuth Lohan, do të dëshironim nga institucionet drejtuese të Bashkimit Europian, që ambasadori i ri që do të emërohet në Shqipëri të mos heshtë ndaj shkeljes së të drejtës së pronës private dhe transferimit të paligjshëm të saj sipas interesave klanore të pushtetarëve...
Nga Rrapo H. Danushi
Iluzione të pahumbura të presidentit
Mos duhet të besojmë se një vit krizë politike dhe thuajse paralizë parlamentare qenka rrjedhojë e një keqkuptimi nga ana e klasës politike dhe se me t’u kuptuar gabimi, gjendja do të ndryshojë? Është kjo pyetja retorike që mund të formulosh pasi je njohur me deklaratën ku Bamir Topi, Presidenti i Republikës, shprehu...
Nga Andrea Stefani

Nacionale

Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu tha për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare...
Banerat
English Croatian Czech Dutch French German Greek Polish Serbian Slovak Slovenian Albanian Hungarian Turkish
Banerat

Banerat

Banerat
Mustafa: Rivuloseni fitoren më 14 mars
Nacionale
E premte, 12 Mars 2010 15:56
(INFOSOT) - E bindur për një fitore edhe më bindëse, PDK e ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Gjilan, kurse krerë të këtij subjekti politik edhe të atyre në koalicion me tone bindëse kanë folur para zgjedhësve për një qeverisje të Qemajl Mustafës edhe për katër vitet e ardhshme.

Hashim Thaçi, kryeministër i vendit, i cili për katër ditë fushatë gjithnjë ka qëndruar pranë Qemajl Mustafës, ka thënë se më shpesh se tash do të vij gjatë katër viteve të ardhshme, siç tha, për të përkrahur projektet e Qemajl Mustafës, duke shtuar se këto janë projekte të vullnetit të qytetarëve të Gjilanit.

“Gjilani do t’i ndëshkojë edhe më bindshëm ata që i detyruan qytetarët që tri herë të dalin në zgjedhje, kurse dalja tri herë në zgjedhje është ofendim për qytetarin e Gjilanit”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke shtuar se kundërkandidati i Qemajl Mustafës mund ta kontestojë fitoren edhe njëherë tjetër, por se zgjedhje më nuk do të ketë.

Thaçi është shprehur se kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit do të arrijë një fitore edhe më bindëse se herët tjera.

Përkrahje për Qemajl Mustafën ka kërkuar edhe Ibrahim Makolli, nënkryetar i AKR-së.

Ai tha se PDK e AKR kanë qeverisur mirë dhe se nuk ka dyshim se kjo do të ndodh edhe në të ardhmen.

Kryetari i degës PDK Izmi Zeka, i ka porositur qytetarët që ta fotografojnë Gjilanin nga çdo kënd, sepse siç tha ai, pas katër viteve ai do të jetë krejt ndryshe.

Ndërsa, kandidati Qemajl Mustafa, tha se demokracia në Gjilan fitoi herën e parë e edhe në të dytën dhe se do të fitojë edhe herën e tretë, andaj ka kërkuar nga qytetarët që të rivulosin fitoren e tij, ngase PDK dhe koalicioni i tubuar rreth saj kanë projektin e qëllimin më të mirë.
feed1 Koment
oki
14 mars, 2010

okapunu onjerz qemajli ne gjilan per dyvite apeshifni qka ka punu po tasht per 4vite kome bo gjilanin amerik mustafa bashk me hashim thaqin


Shkruaj Koment
 
  Zvogelo | Zmadho

Rregualla e komentit
Lexues të dashur, dergoni mendimin tuaj rreth çfarëdo artikulli që publikohet në infosot.com, ose dërgoni opinionin tuaj rreth çfarëdo problemi që ju preokupon, por ju lusim që në shkrimet tuaja të mos ketë ofendime, qoftë racore, gjuhësore, fetare, apo kulturore. Komentet anonime nuk publikohen.
Redaksia e INFOSOT do t'i publikojë vetëm ato komente që i përmbahen etikës.
 

busy