Banerat
Banerat
Banerat
EDITORIAL koment
Me rastin e largimit të ambasadorit të BE, zotit Helmuth Lohan, do të dëshironim nga institucionet drejtuese të Bashkimit Europian, që ambasadori i ri që do të emërohet në Shqipëri të mos heshtë ndaj shkeljes së të drejtës së pronës private dhe transferimit të paligjshëm të saj sipas interesave klanore të pushtetarëve...
Nga Rrapo H. Danushi
Iluzione të pahumbura të presidentit
Mos duhet të besojmë se një vit krizë politike dhe thuajse paralizë parlamentare qenka rrjedhojë e një keqkuptimi nga ana e klasës politike dhe se me t’u kuptuar gabimi, gjendja do të ndryshojë? Është kjo pyetja retorike që mund të formulosh pasi je njohur me deklaratën ku Bamir Topi, Presidenti i Republikës, shprehu...
Nga Andrea Stefani

Nacionale

Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu tha për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare...
Banerat
English Croatian Czech Dutch French German Greek Polish Serbian Slovak Slovenian Albanian Hungarian Turkish
Banerat

Banerat

Banerat
Prindërit po humbasin autoritetin brenda familjes
Lifestyle
E martë, 09 Mars 2010 13:12
(INFOSOT) - Përflitet shumë për dobësimin e vazhdueshëm të familjes madje dhe për prishjen e saj. Duke theksuar se martesat e jashtëligjshme, lindjet jashtëmartesore dhe familjet me një prind apo pa fëmijë ndikojnë në strukturën e familjes, Doç. Dr. Ergun Yildirim, pohon se me kalimin e kohës autoriteti i nënës dhe i babait sa vjen e dobësohet.

Si rezultat e lirisë, individualizmit dhe përparimit shoqëror të cilat zhvillohen bashkë me përhapjen e modernizmit, funksionet tradicionale të familjes i marrin përsipër institucione të reja si kopshti, azili i pleqve, shtëpitë e strehimit, konviktet, etj. Autoriteti i nënës dhe i babait po dobësohet. Ky autoritet me anë të arsimit të detyruar më parë i kalon shtetit pastaj emrave politikë të medias dhe yjeve të kinemasë.

Sot, kudo në botë, ku më shumë e ku më pak, po përjetohet fenomeni i ‘familjes së ndarë’ . Familja shkatërrohet me rritjen e numrit të personave që bashkëjetojnë, të nënave me fëmijë të jashtëligjshëm dhe me paraqitjen e familjeve me një prind apo pa fëmijë. “Pavarësisht përçarjes që po përjeton familja, nuk mund të themi që familjes i ka ardhur fundi, thotë Doç. Dr. Ergun, i cili më pas shton edhe disa veçori të familjes: “Përkatësia, shoqërimi, solidariteti, martesa e ligjshme, ambient natyral përkatësie të fëmijës..."

“Shtimi i numrit të institucioneve të cilat marrin përsipër funksionet e familjes si kopshtet, azilet, konviktet e edukimit dhe të cilat nuk arrijnë të plotësojnë rolin që mundëson familja, Ergun pohoi se ndërkohë që autoriteti i nënës dhe i babait po dobësohet dhe në shoqëri po përhapen fenomenet e lidhjes materiale mes të rinjve, nënvlerësimit të fëmijëve dhe keqtrajtimit të të moshuarve. “

Një tjetër çështje e cila ia vlen të nënvizohet është unifikimi i familjes. Duke theksuar se shumë çështje duke filluar që nga lindja e fëmijës, edukimi, marrëdhëniet brenda familjes, divorcit, ribashkimit janë lënë nën vëzhgimin e specialistëve dhe doktorëve, Yildirim u shpreh me këta fjalë: “Specialistët pas vëzhgimeve të bëra arrijnë në përfundimin se ekziston një konstrukt familjeje. Pavarësisht nënvlerësimit të fëmijëve apo marrëdhënieve të jashtëligjshme, ne nuk besojmë se ka ardhur fundi i familjes.’

Funksioni i familjes po zhduket
Struktura të ndryshme si liria seksuale, planifikimi familjar, shtimi i konvikteve të edukimit, azileve, shtëpive të strehimit për gratë, vizaton një vijë e cila të çon drejt zhdukjes së shumë funksioneve të familjes. Funksionimi i këtyre strukturave vlerësohet si një transformim i familjes.

Kanë ndryshuar kufijtë e privacisë
Dhe ndryshimi më i rëndësishëm është ndryshimi i kuptimit të kufijve të fshehtësisë. Ky ndryshim ndihet në rrugë, media dhe në shkollë. Të gjithë kanë të drejtën e fjalës përsa i përket familjes. Ndoshta dhuna është pakësuar por janë penguar solidariteti brenda familjes, ndihma dhe autoriteti.

Mbaroi koha e fqinjëve, kafetë janë në shitje
Bashkë me urbanizimin humbën dhe rrugët apo lagjet e ndërtuara sipas lidhjeve familjare apo mes fqinjëve. Në ambientet e reja të qytetit kafetë po kryejnë funksionet e ndryshme të familjes. Zyrat, vendet e punës, fabrikat dhe dyqanet janë bërë vendet ku lindin shoqëri e miqësi të reja në qytetin e ri./start/
feed0 Koment

Shkruaj Koment
 
  Zvogelo | Zmadho

Rregualla e komentit
Lexues të dashur, dergoni mendimin tuaj rreth çfarëdo artikulli që publikohet në infosot.com, ose dërgoni opinionin tuaj rreth çfarëdo problemi që ju preokupon, por ju lusim që në shkrimet tuaja të mos ketë ofendime, qoftë racore, gjuhësore, fetare, apo kulturore. Komentet anonime nuk publikohen.
Redaksia e INFOSOT do t'i publikojë vetëm ato komente që i përmbahen etikës.
 

busy