Banerat
Banerat
EDITORIAL koment
Me rastin e largimit të ambasadorit të BE, zotit Helmuth Lohan, do të dëshironim nga institucionet drejtuese të Bashkimit Europian, që ambasadori i ri që do të emërohet në Shqipëri të mos heshtë ndaj shkeljes së të drejtës së pronës private dhe transferimit të paligjshëm të saj sipas interesave klanore të pushtetarëve...
Nga Rrapo H. Danushi
Iluzione të pahumbura të presidentit
Mos duhet të besojmë se një vit krizë politike dhe thuajse paralizë parlamentare qenka rrjedhojë e një keqkuptimi nga ana e klasës politike dhe se me t’u kuptuar gabimi, gjendja do të ndryshojë? Është kjo pyetja retorike që mund të formulosh pasi je njohur me deklaratën ku Bamir Topi, Presidenti i Republikës, shprehu...
Nga Andrea Stefani

Nacionale

Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu tha për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare...
Banerat
English Croatian Czech Dutch French German Greek Polish Serbian Slovak Slovenian Albanian Hungarian Turkish
Banerat

Banerat

Banerat
S’ka azil për qytetarët e Maqedonisë në Belgjikë
Bota & Rajoni
E martë, 09 Mars 2010 15:48
(INFOSOT) - Nuk ka azil për qytetarët e Maqedonisë në Belgjikë. Banorët e rajonit të Kumanovës dhe Likovës janë gënjyer, të gjithë do të kthehen në vendlindje. Kështu deklaroi sot nga Komuna e Likovës sekretari shtetëror belg për migrimin Melkro Vatele, i cili qëndroi për vizitë të shkurtër në këtë Komunë për të njohur nga afër me problemet që ballafaqohen banorët e Komunës së Likovës.

“Disa njerëz vijnë në Belgjikë nga ky rajon, por informatat se ata do të fitojnë para, shtëpi dhe punë në Belgjikë janë të gabuara, nuk është e vërtetë. Ne nuk japim azil për ata njerëz për arsye ekonomike, duhet të jetë e qartë sepse nëse vendosin të vijnë në Belgjikë do të jenë viktima. Ata duhet të kthehen këtu dhe shpenzimet që kanë bërë për të ardhur në Belgjikë nuk u sigurojnë atyre punë, shtëpi dhe para ...ata do të duhet të kthehen këtu”, tha Melkro Vatele, sekretar shtetëror për migrim i Belgjikës.

Ndërkohë Kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku tha se arsyet kryesore për largimin e shqiptarëve nga ky rajon janë problemet sociale dhe ekonomike.

“Dorëzuam profilin e Komunës që është bërë në këtë Komunë në tri gjuhë, shqipe, angleze dhe maqedonase. Në profil është edhe zhvillimi rural nga viti 2009–2012 që është parashikuar për Komunën. Njoftuam se Qeveritë në Maqedoni, asnjë Qeveri nuk investon në këtë Komunë dhe mbetemi me shpresë që edhe Qeveria do të ndërgjegjësohet dhe BE-ja do ta ndihmojmë këtë Komunë dhe këtë vend”, tha Duraku.

Derisa zv/kryeministri Abdylaqim Ademi tha se është me rëndësi të veçantë të investohet në Komunë të Likovës, për të përmirësuar kushtet e jetesës, zhvillimin e infrastrukturës për të tërhequr investime në këtë rajon. Për këtë, Adami premtoi edhe ndihmën e Qeverisë.

“Ajo që është për të përshëndetur është se tani Komuna e Likovës ka projekte të gatshme të cilat janë pothuajse për të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës. Sigurisht që ne në bashkëpunim me Komunën e Likovës do të mund të përkrahim disa nga këto projekte dhe në bazë të prioriteteve që ka Komuna edhe ne do të veprojmë në mënyrë të njëjtë”, tha Abdylaqim Ademi, zv/kryeministër i Maqedonisë.

Zyrtarisht nga fillimi i këtij viti në Belgjikë deri tani, kërkesë për azil kanë parashtruar gjithsej 409 qytetarë të Maqedonisë, të cilët janë kryesisht nga Likova dhe Kumanova. Ndërkaq, delegacioni belg sot qëndroi edhe në Luginën e Preshevës, për t’i bërë të qartë edhe banorëve të kësaj zone, se nuk kanë shanse të përfitojnë nga azili./Bedri Rexhallari/
feed0 Koment

Shkruaj Koment
 
  Zvogelo | Zmadho

Rregualla e komentit
Lexues të dashur, dergoni mendimin tuaj rreth çfarëdo artikulli që publikohet në infosot.com, ose dërgoni opinionin tuaj rreth çfarëdo problemi që ju preokupon, por ju lusim që në shkrimet tuaja të mos ketë ofendime, qoftë racore, gjuhësore, fetare, apo kulturore. Komentet anonime nuk publikohen.
Redaksia e INFOSOT do t'i publikojë vetëm ato komente që i përmbahen etikës.
 

busy